AKTUALITET, 19 Prill 2025, 12:51

Tentuan të ikin pa paguar, roja i parkingut iu doli para, e marrin zvarrë me makinë, policia iu vihet pas turistëve turq në Krujë

Tentuan të ikin pa paguar, roja i parkingut iu doli para, e marrin

Një incident i ngjashëm me atë të Mihal Kokëdhima në gusht të 2019 në Himarë, është regjistruar pak më parë në qytetin e Krujës.

Një çift turistësh në tentativë për t’u larguar pa paguar, janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat, në afërsi të Kalasë së Krujës.


Janë të paqarta ende rrethanat e ngjarjes, por roja i parkingut në tentativë për t’i bllokuar është varur në kofanon e autoveturës së turistëve.

Por kjo nuk ka ndaluar turistët të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetëra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.

Turistët identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar.

Policia është angazhuar menjëherë dhe ka ndaluar me qytetin e Fushë-Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin, por po verifikohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të zbardhur ngjarjen, pasi i plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.