TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt do të marrin pjesë në Këshillin e Mandateve pasditen e sotme në orën 16:00, ku pritet të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes.
Sipas avokatëve, dosja e Prokurorisë së Posaçme është voluminoze, rreth 400 faqe. Ndaj kanë kërkuar kohë që të njihen me dosjen e plotë.
Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë të martën (11 korrik) kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit si edhe kontrollin personal dhe të banesës së tij.
Nëse anëtarët e Këshillit të Mandateve do vendosin heqjen e imunitetit të deputetit socialist kjo do i hapte rrugë prangosjes së tij.