TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kjo e shtunë do të sjellë një tjetër ditë me mot të nxehtë dhe temperatura të larta në mbarë vendin. Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat do të favorizojnë mot të kthjellët gjatë paradites në të gjithë territorin.
Gjatë orëve të pasdites priten kalime të lehta vranësirash, kryesisht në zonat lindore të vendit, por pa rrezik për reshje. Vranësirat do të jenë më të dukshme në rajonet malore lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të vijojë me diell.
Temperaturat do të pësojnë një rënie shumë të lehtë, por mbeten të larta. Vlera më e ulët e ditës do të regjistrohet në Ersekë me 15°C, ndërsa më e larta do të arrijë deri në 38°C në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar nga drejtimi verior-veriperëndimor, me shpejtësi që mund të kapë mbi 50 km/h. Në zonat bregdetare kjo do të shoqërohet me dallgëzim të moderuar deri në 3 ballë.