AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 11:38

Aksident i rëndë në Tiranë, viktima poshtë rrotave të makinës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Porcelanit në Tiranë. Makina ka përplasur një kalimtar. Siç shihet edhe kjo foto që ka siguruar Opinion.al viktima gjendet ende poshtë rrotave të makinës. Policia ka rrethuar vend-ngjarjen por ende nuk ka ndërhyrë për nxjerrjen e të aksidentuarit që thuhet se është burrë në moshë.