TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtohet shkëmbimi i mallrave me Italinë, Rusinë dhe Turqinë përmes portit detar të Durrësit.
Italia dhe Rusia zenë dy vendet e para, përkatësisht me nga 21% të volumit të përgjithshëm të mallrave të transportuara me anije nëpërmjet portit, të ndjekura nga Turqia me 14% të shkëmbimeve.
Më pas renditen Malta me 7%, Greqia me 6%, Kina dhe Egjipti me nga 5% secila, e më tej Spanja, Gjermania, SHBA dhe Turkmenistani.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në port mësohet se anijet që janë nisur nga Durrësi apo që kanë mbërritur në portin më të madh të vendit kanë shkarkuar ose ngarkuar mallra të ndryshme në 63 portet e 20 vendeve të ndryshme të botës, ku kryesojnë Turqia me 16 porte dhe Italia me 12 porte.