TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas raportit të deputetëve të PS-së, anëtarë të Këshillit të Mandateve, është zbardhur edhe raporti i homologëve të tyre opozitarë. Kështu anëtarët e Këshillit, nga PD dhe LSI, kanë hartuar një raport me 22 faqe, ku argumentojnë para Kuvendit, arsyen pse duhet hequr imuniteti i Saimir Tahirit, për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.
Në raport përmenden të gjitha faktet e publikuara gjatë muajit tetor, që pas arrestimit të Moisi habilajt në Itali dhe raporti me qindra faqe përgjime ku përmendet shumë herë emri i ish ministrit të brendshëm , Saimir Tahirit, si person i përfshirë në favorizimin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
“Habilajt dhe Saimir Tahiri kanë pasur marrëdhënie të ngushta dhe ish ministri ka favorizuar në mënyra të ndryshme trafikun e drogës nga ana e tyre. Dhënia në përdorim e mjeteve personale te transportit, për të dërguar ngarkesat me drogë, apo favorizimi nëpërmjet strukturave policor, veçanërisht të qarkut Vlorë, janë disa nga faktet që provojnë implikimin e tij. Për të gjitha këto, siç del edhe nga përgjimi i bisedave, Saimir Tahiri ka marrë shpërblime të majme nga ana e trafikantëve”, thuhet në raportin e opozitës, që do t’i paraqitet nesër Kuvendit.