AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 09:40

Në vrasjen e Ivanoviçit është përfshirë edhe sekretarja e tij, ja çfarë bëri

Në vrasjen e Ivanoviçit është përfshirë edhe


Silvana Arsoviç dyshohet se i kishte kyçur kamerat vëzhguese në Zyrat e SDP-së pesë minuta pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit gjersa në momentin e vrasjes ajo ndodhej e vetme në zyrë.

Për vrasjen e Ivanoviçit akuzohen edhe nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiç, për të cilin është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, policët Dragisha Markoviç dhe Nedelko Spasojeviç, si dhe Marko Roshiç, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Edhe pas gati 19 muajsh vrasësi ose vrasësit e Oliver Ivanoviçit, liderit të IQ “Serbia, Demokracia, Drejtësia” nuk janë gjetur.

Në paraburgim si të dyshuar se kanë ndihmuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit ndodhen dy policë:

Dragisha Markoviç dhe Nedelko Spasojeviç, si dhe Marko Roshiç, numri i tabelave të veturës së të cilës janë gjetur në xhepin e Ivanoviçit të vrarë, ndërkohë i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviçit nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiç ka ikur në Serbi pas aksionit të njësisë speciale ROSU të Policisë së Kosovës në veri, për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviçit në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe ai gëzon mbrojtjen direkte të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar për herë të tretë bashkëpunëtoren më të afërt dhe sekretaren e Ivanoviçit Silvan Arsoviç si e dyshuar në përfshirje dhe për ndihmë të vrasësve të Ivanoviçit.