TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm pak çaste para daljes së mjekëve dhe infermierëve para gjykatës së Shkodrës kolegët e tyre janë mbledhur para këtij institucioni për të ti mbështetur. Mësohet se seanca gjyqësorë do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
7 mjekë e infermier u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim ditën e enjte, pasi akuzohen për abuzime me tenderat e ilaçeve.
Prokuroria e Shkodrës hetoi për 2 muaji me radhë deri në momentin e dhënies së urdhrit për arrestimin e 7 punonjësve të spitalit dhe pezullim nga detyra për mjekët Përparim Çela, kirurg i njohur, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.
Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi janë shpallur në kërkim, ndërsa tre anëtare të Komisionit të marrjes në dorëzim Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj janë lënë në “arrest shtëpie”. TPZ.AL