AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 10:56

Banda "Bajri", Paloka: A ju ka dalë në përgjim ministri?

Banda "Bajri", Paloka: A ju ka dalë në përgjim

Pas publikimit të detajeve të operacionit të policisë për shkatërrimin e grupit të strukturuar kriminal që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit, i njohur ndryshe si grupi i “Bajrit”, ka ardhur reagimi i PD , përmes deputetit Edi Paloka.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” Paloka komenton deklaratën e policisë për përgjimet dhe pyet nëse në ndonjë përgjim ka dalë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Nënkryetari i PD vë në dyshim edhe përgjimet e tjera.

Statusi:

Paska dalë Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në arrestimin e Bajrajve.

‘Kemi 6 muaj që i përgjojmë’- thuhet në deklaratë.

Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dale në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera…?.