TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shkatërrimit të bandës së “Bajrit” e përbërë nga 11 persona policia ka dhënë detaje lidhur me bizneset e kësaj strukture.
Grupi kriminal vepronte nga Shkodra, Tirana, e deri në Roterdam e Holandë? Banda kriminale, në bashkëpunim me grupe të tjera, kishin shtrirë aktivitetin e tyre të trafikimit të lëndëve të forta narkotike në disa shtete europiane. Burime zyrtare nga policia thanë se këto para më pas investoheshin brenda vendit, siç janë edhe pasuritë e Safet Bajrit.
Të njëjtat burime sqaruan se në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u sekuestruan 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër, ‘Oazi’ në pronësi të bandës “Bajri”, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe një numër i konsiderueshëm celularësh. TPZ.AL