AKTUALITET, 24 Janar 2018, 14:52

31 vjeçari, asfiksohet nga gjarpri që mbante si kafshë shtëpiake

31 vjeçari, asfiksohet nga gjarpri që mbante si kafshë
Dan Brandon, pronari i një gjarpri piton, ka gjetur vdekjen si pasojë e "përqafimit" nga ky gjarpër. Mësohet se Dan, ishte një adhurues i gjarpërinjve si kafshë shtëpiake. Mjekët raportojnë se ai është mbytur nga gjarpri, por jo si pasojë e sulmit apo helmimit, por nga një përqafim i gjarprit, si shenjë dashurie ndaj pronarit. Nëna e 31 vjeçarit, që u gjet i asfiksuar në dhomën e tij, në Hampshire të Anglisë, u shpreh se djali i saj ishte i fiksuar pas gjarpërinjve dhe tarantulave. Mjeku që kreu autopsinë, shpjegoi se nuk kishte patur një sulm të gjarprit, por vdekja e 31 vjeçarit ishte shkaktuar për shkak të asfiksimit, në momentin që gjarpri ka qenë në qafën e pronarit.

Daily Mail  / TPZ.AL

[gallery ids="60775,60776"]