AKTUALITET, 30 Maj 2019, 12:00

25 vjeçari kapet ‘mat’ duke vjedhur lokalin

25 vjeçari kapet ‘mat’ duke vjedhur lokalin


Policia e Hasit ka kapur në flagrancë një 25-vjeçar duke vjedhur në një lokal.

Më parë, i arrestuari kishte grabitur edhe subjekte të tjera duke marrë prej tyre para dhe pije.

Shtetasi K.LL dyshohet si autor i një tjetër grabitjeje në qytetin e Krumës, me datë 21.05.2019.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë orëve të para të ditës së djeshme, ky shtetas ka thyer xhamat e tre lokaleve në qytetin e Krumës, duke marrë një sasi lekësh dhe pije.

Në cilësinë e provës u sekuestruan sendet e vjedhura.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhja”, shkruhet në deklaratën e policisë.