AKTUALITET, 30 Maj 2019, 11:56

Atentati ndaj dy të rinjve në Vlorë, ja ku e vodhën makinën autorët e krimit

Atentati ndaj dy të rinjve në Vlorë, ja ku e vodhën


Makina tip “Benz” me ngjyrë jeshile e cila u përdor nga autorët e atentatit me një të vdekur në Vlorë rezulton e vjedhur në Gjirokastër.

Pronari i automjetit, që u gjet vetëm pak orë pas atentatit ku mbeti i vdekur Sotiraq Mhilli dhe shënjestra mbeti i plagosur, ka bërë denoncimin për vjedhjen e tij.

“Benzi” rezulton të jetë vjedhur dy ditë përpara ngjarjes në lagjen 11 Janari në qytetin e Gjirokastrës.

Atentati ndaj Eno Matës ndodhi më 27 maj rreth orës 01:10, teksa 32-vjeçari po udhëtonte me motor me shokun e tij Sotiraq Mhillin, 22-vjeç, i cili mbeti i vdekur.

Persona ende të paidentifikuar zbrazën dy kallashnikovë mbi dy të rinjtë dhe më pas u larguan me automjetin tip “Benz” ngjyrë jeshile që u gjet vetëm pa orë më vonë.

Shënjestra ishte Mata, i cili kërkohet nga drejtësia greke për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafiropoulos, ngjarje e ndodhur më 12 tetor 2018, për të cilën dyshohet se u bë dhe atentati.