TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Uzina e Përpunimit të Naftës në Ballsh", është përfshirë nga flakët e zjarrit. Policia njofton se zjarri ka rënë në repartin e “Koksit”. Si pasojë e shpërthimit të flakëve, është dëmtuar një punonjës i këtij reparti.
Mësohet se L.Y., 53 vjeç, është lënduar . Punëtori i dëmtuar është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ndërsa grupi hetimor, po punon për zbardhjen e vërtetë të shkaqeve të tij.
TPZ.AL