TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraja nuk pyet për askënd!
Edhe policët mund të infektohen prej saj.
Kjo i ka ndodhur një polici belg nga bashkia Huy e kryeqytetit të Brukeslit, i cili bashkëpunonte me hajdutët shqiptarë të makinave luksoze.
Lajmin e jep portali belg, Sudinfo.be.
Polici vepronte në zemër të Brukselit po edhe në periferi të qytetit. Ai u dënua me 40 muaj burg për lidhje me keqbërësit. Ai gjithashtu ka disa dosje të tjera me të cilat do të dalë përpara gjykatësve, pasi nuk bëhet fjalë për vjedhje të thjeshta.
Polici Alain, 44 vjeç, luante një rol aktiv në bashkëpunim me bandën shqiptare të vjedhjes së makinave të luksit, jo vetëm në Bruksel, por gjithashtu në rajonin e Flandrës.
/TPZ.AL/