AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 19:16

Balla: Alternativa jonë e vetme, integrimi i Shqipërisë në BE

Balla: Alternativa jonë e vetme, integrimi i Shqipërisë në

Deputeti Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, gjatë fjalës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit Europian, Bruksel,  tha se “anëtarësimi në BE është interesi më i madh kombëtar i Shqipërisë dhe qëllimi i saj strategjik, i cili bazohet në një konsensus të gjerë politik dhe mbarëkombëtar:.

“Integrimi i plotë i Shqipërisë në familjen europiane konsiderohet si alternativa e vetme dhe më e mirë për një demokraci të qëndrueshme, për një shoqëri moderne, për një ekonomi të zhvilluar dhe për më tepër siguri.

Parlamenti i Shqipërisë, në kuadër të reformës në drejtësi, themelore për ecurinë tonë të shpejtë me agjendën europiane, ka miratuar unanimisht 7 ligje prioritare që shoqërojnë amendamentet kushtetuese, duke përfshirë edhe ligjin e Vettingut; ka miratuar 13 ligje nga 27 projektligjet për reformën në drejtësi; dhe gjithashtu vazhdon punën për hartimin e 14 projektligjeve të tjera të kësaj pakete ligjore”, - theksoi Balla.