AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 18:19

Kryemadhi: PS-ja dhe Rama po e çojnë Shqipërinë në vitin e mbrapshtë 1997

Kryemadhi: PS-ja dhe Rama po e çojnë Shqipërinë në

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, deklaroi në edicionin e lajmeve portalit Syri.net, se situata në Shqipëri sot është e njëjtë me atë të vitit të mbrapshtë 1997-të.

“Absolutisht në atë situatë është, vetëm gjërat mund të jenë në ngjyra të ndryshme, pra mund të jetë një realitet i njëjtë për atë çka ndodh përsa i përket varfërisë së shqiptarëve.

Në qoftë se në ’96-’97 shqiptarët humbën kursimet e tyre, tashmë po humbasin  shpresën, sepse kursime s’kanë më.

Sepse gjatë gjithë kësaj kohë varfëria është instaluar dhe po rikthehet në një institucion zyrtar në Shqipëri, por tashmë në qoftë se në ’97 shqiptarët humbën kursimet, këtu shqiptarët po humbasin shpresën”, - tha Kryemadhi.

TPZ.AL