TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar sot në studion e lajmeve të Syri.net, largimin e Ylli Manjanit nga posti i ish-ministrit të Drejtësisë. E pyetur rreth kësaj çështjeje, Kryemadhi tha se LSI, nuk e shiti Manjanin.
Kryemadhi: Jo ne nuk e shitëm. Z. Manjani u shkarkua nga z. Rama. Unë nuk e kam pranuar personalisht. Sigurisht që LSI do të merrte vendimet shumicës. Unë isha pakicë. Kam votuar kundër shkarkimit. Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këtë drejtim. Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që në momentin që ai zotëri shkarkoi z. Manjani, LSI duhet të ishim larguar nga qeveria, edhe pse ai i kishte votat në Grupin e Partisë Demokratike. Këtë e dinë shumë mirë edhe vetë deputetët e PD-së. Ata e dinë më mirë se ne që edhe po të largoheshim ne nga qeveria Rama i kishte votat për të bërë qeverinë tjetër”, - tha Kryemadhi.