TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesi i emisionit "Të Paekspozuarit", i ftuar në emisionin "Studio e Hapur" të Eni Vasilit, deklaroi se politika është e inkriminuar prej 25 vjetësh në Shqipëri.
"Nuk është hera e parë që flitet për lidhjet e politikës me krimin. Kjo politikë është e inkriminuar në tërësi, në 25 vjet. Ky është një realtiet që po e përcjellim dita-ditës." - u shpreh Rakipi.
Analisti foli edhe për rastin Tahiri-Sota-Habilaj, për të cilën lëshoi kritika të forta ndaj organit të akuzës.
"Asnjë avokat në botë nuk del në televizion që të mbrojë klientin e vetë. Duhet të dalë dikush dhe tu thotë shqiptarëve, si tërheqin 863 mijë euro një njeri brenda ditës. Dosja e Prokurorisë është qesharake. Është e pafalshme për institucionet e shtetit shqiptar, që nuk kanë materiale. Ne problemet na i zgjidhin vetëm të huajt. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka institucione të ligjit. Nuk ka dokumenta për Tahirin, nuk punojnë. Krimi dhe politika janë bashkë, janë një." - shtoi më tej, Ylli Rakipi.
/TPZ.AL/