TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çdo fjalim dhe frazë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama analizohet deri në kuptimin e saj më periferik të saj nga media greke.
Kështu, ka ndodhur edhe me fjalimin e Ramës të mbajtur me ambasadorët shqiptarë në lidhje me “Diplomacinë ekonomike”, i cili ka qenë në fokusin e portalit grek Athensvoice.gr
“Kryeministri shqiptar Edi Rama e përshkroi Greqinë si "të përkëdhelur", duke deklaruar se ai "nuk do të heshtëte më çështjet historike të të dy vendeve" duke e theksuar në mënyrë indirekte çështjen çame”.
Sipas faqes në fjalë, Edi Rama vazhdon me tone nacionaliste dhe provokative, kur flet se “Shqipëria e ka thyer Greqinë dhe nuk do të heshtë më çështjet historike midis dy vendeve".
Duke ju drejtuar diplomatëve shqiptarë, ai theksoi se marrëdhëniet greko-shqiptare duhet të zgjerohen dhe të zhvillohen, por kapërcimi i çështjeve të mbetura, si heqja e Ligjit të Luftës dhe çështja e çamëve është një parakusht.