TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të regjistrohen, me synimin për ndjerë të identifikuar, për të votuar dhe për tu përfshirë në jetën e tyre politike të Shqipërisë.
Kjo u diskutua sot në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvenditr të Shqipërisë, që miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2018”.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gazmend Barbullushi kërkoi një shtesë fondi prej 35 milion e 500 mijë lekë, që lidhet me projektin e regjistrimit të shtetasve shqiptar, që jetojnë jashtë vendit.
Ky fond është llogaritur vetëm për fillimin e projektit dhe ka të bëjë me shpenzime postare dhe shpenzime të tjera, thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli u shpreh se ky buxhet përmirëson situatën e trupës tonë diplomatike atje ku ajo shërben, dhe është një risi për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut për të ndjerë veten të identifikuar, për të votuar dhe për tu përfshirë në jetën e tyre politike të Shqipërisë.
TPZ.AL