AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 19:54

Vettingu po kalon në filtër Kryeprokurorin Llalla

Vettingu po kalon në filtër Kryeprokurorin Llalla

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka aktualisht në proces kontrolli dosjet e 13 prokurorëve që janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi  kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Prej disa ditësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur nga puna për kontrollin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Aktualisht në filtër po kalohen dosjet e perzgjedhura me short të 13 prokurorëve të cilët janë kandidatë për KLP dhe KED.

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga  tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për  anëtarin e KED Rovena Gashi  si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.

 

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik LLalla

Rovena Gashi

Kosta Beluri

Anila Leka

Arben Dollapi

 

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

Besnik Muçi

Gentian Osmani

Gentian Trenova

 

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka

Antoneta Sevdari

Shpëtim Kurti

Arben Nela

Atriatik Cama