AKTUALITET, 21 Nëntor 2017, 20:22

Arrestohet bosi shqiptar i “luçiolave”, fitonte 100 mijë euro nga një prostitutë

Arrestohet bosi shqiptar i “luçiolave”, fitonte 100 mijë

Asim Koleci është emri i bosit të “luçiolave” (prostitutave), e që siguronte prej vetëm njërës prej tyre deri në 100 mijë euro, sipas asaj që raportojnë mediet italiane.

Policia italiane bëri të ditur se nga një rast i shfrytëzimi të një rumuneje, Koleci kishte fituar 20 mijë euro në vetëm 5 muaj.

Gjithçka që fitohej nga 15 prostitutat, midis tyre edhe një rumuneje përfundonte në duart e 31-vjeçarit Koleci, i cili kishte marrë me qira një vilë.

Shqiptarët e arrestuar janë Asim Koleci (31 vjeç), Lulzim Hoxha (41 vjeç), Musim Hoxha (28 vjeç) dhe B.M. (39 vjeç).

Skema ishte e thjeshtë dhe efikase. Për t’i çuar vajzat në vendin e punës shërbenin si taksi një familje italiane, që paguhej me 30 euro për një udhëtim, madje në “aksionin” e familjes së Monako di Kazaluçes ishin përfshirë edhe gruaja me vajzën e tij.

Vajzat prostituonin në pikat të ndryshme në komunat e Marçianize, Kapodrises, San Marko Evanxhelistës dhe San Nikola La Stradës.

TPZ.AL