AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 14:02

Zjarri djeg 250 rrënjë lajthi në Mashkullor

Zjarri djeg 250 rrënjë lajthi në Mashkullor

Paraditen e sotme një zjarr ka djegur 250 rrënjë lajthi në fushën e Mashkullorës në Gjirokastër. Zjarri ka rrezikuar edhe disa sipërfaqe me vreshta.

Ky është zjarri i dytë për ditën e sotme pasi i pari u regjistrua në fushën e fshatit Lazarat. Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme nga barinjtë e zonës për të krijuar kullota. Ka qenë e vështirë të shuheshin flakët për shkak të erës që e favorizonte.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve të zjarrëvënies. TPZ.AL