AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 12:12

Meta takon Këshillin Shqiptaro-Amerikan

Meta takon Këshillin Shqiptaro-Amerikan

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me aktivitete e takime të shumta.

Së fundi, Kreu i Shtetit është takuar me Këshillin Shqiptaro-Amerikan, përfaqësuesve të të cilit iu ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre.

“Kënaqësi të takohesha me Këshillin Shqiptaro-Amerikan të drejtuar nga Haxhi Dauti dhe t’i falënderoja për kontributin e dhënë nga ana e tyre për çështjen shqiptare dhe kryesisht për zhvillimin e proceseve demokratike në Maqedoni.??????”, shkruan Meta.