AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 10:46

Skandal në Burrel, trajneri Nica: Më kërcënuan me jetë

Skandal në Burrel, trajneri Nica: Më kërcënuan me jetë

Burreli ka arritur fitoren e parë në këtë kampionat. Matjanët mundën me rezultatin minimal Shënkollin e Lezhës, një ndeshje e cila prodhoi emocion, por edhe tensione.

Një episod i shëmtuar në sfidën e djeshme ka qenë kërcënimi ndaj trajnerit të Burrelit, Stavri Nica. Ky i fundit thotë se për 20 minuta me radhë kapiteni i Shënkollit, Emirjon Mirdita, i është afruar duke e kërcënuar me jetë./Panorama/