TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku e quajti “horr” oficerin e policisë Emiljano Nuhu.
Përmes një postimi në “Facebook” Vasili shkruan se kryeministri kërcënoi denoncuesit e dhunës. Më tej Valisi deklaron se heronjtë e Ramës janë ata që përdhunojnë dhe që trafikojnë drogë, ndërsa armiqtë janë Emiljano Nuhu, Dritan Zagani etj.
“Nje grup shefash policie qe drejtonin trafikun e droges u arratisen kohe me pare. Ata ishin prova me e rende dhe tmerrshme e nje policie te inkriminuar pa sherim.
Ky kryeministri moçal s’guxoi te fliste nje fjale per keta po rrinte si zhabë dhe mezi priste lajmin e gezuar qe shefat e policise iken dhe i shpetuan arrestimit.”-shkruan Vasili në Facebook.
Reagimi i plotë:
Kryeministri moçal, qe s’fliste per shefat e policise te droges ne arrati, sot kercenon denoncuesit e dhunes.
Nje grup shefash policie qe drejtonin trafikun e droges u arratisen kohe me pare. Ata ishin prova me e rende dhe tmerrshme e nje policie te inkriminuar pa sherim.
Ky kryeministri moçal s’guxoi te fliste nje fjale per keta po rrinte si zhabë dhe mezi priste lajmin e gezuar qe shefat e policise iken dhe i shpetuan arrestimit.
Ky zhaba as ju kercenua atyre, as u ndje, as tha gje prej gjeje, as u betua per ndonje lufte a beteje me ta.
Sapo nje oficer policie denoncon dhunen e neveritshme ndaj nje vajze te re del me vrap zhaba dhe e kercenon e shan dhe perbetohet se do ta kape.
Ky qe rrinte si i menderosur kur kapeshin shefat e policise qe benin droge tani i erdhi zeri dhe bertet, por eshte ze aq i dobet e i menderosur sa zeri i zhabes.
Heronjte e ketij zhabes jane ata qe perdhunojne, qe trafikojne droge, dhe jane pjese e krimineleve,ndersa armiqte e tij jane ata qe e denoncojne dhunen drogen krimin si Emiljano Nuhu,Dritan Zagani etj.
Zhaba apo heroi i horrave nuk votoi arrestimin e ish ministrit te brendeshem te perfshire ne trafik droge,mori persiper mbrojtjen e Agron Xhafes trafikant droge edhe genjeu per te.
Keta jane heronjte e dashur te mocalit kryeministror qe vjen ere te ndyre.
TPZ.AL