AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 13:13

Makina merr flakë gjatë ecjes, s’ka të lënduar

Makina merr flakë gjatë ecjes, s’ka të lënduar

Një makinë tip “Benz” me targa AA 621 NF, është përfshirë nga flakët gjatë momentit që ecte në rrugën Elbasan-Peqin.

Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit me iniciale H.L. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Çengele. Nuk raportohet për viktima ose të plagosur përveç dëmeve materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka pasuar një defekt teknik. TPZ.AL