AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 12:59

Vasili: Mmaskarenjtë e qeverisë dhunuan Xhisielën, duan ta nxjerrin në konferencë

Vasili: Mmaskarenjtë e qeverisë dhunuan Xhisielën, duan ta

Ka reaguar përsëri kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili lidhur me dhunimin e Xhisiela Malikut nga djali i deputetit të PS në Fushë-Krujë.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili shkruan se maskarenjtë e qeverisë dhunuan Xhisielën dhe duan ta nxjerrin në konferencë për shtyp për të mbrojtur dhunuesit dhe kriminelët.

Reagimi i plotë:

Maskarenjte e qeverise e dhunuan Xhensilen dhe duan ta nxjerrin ne konference per shtyp per te mbrojtur dhunuesit dhe kriminelet.

Qeveria do te nxjerre Xhiselen ne konference per shtyp duke e dhunuar serish.

Pasi dhuna e ndyre fizike dhe psikologjike ndaj saj eshte provuar boterisht,maskarenjte duan te fshehin gjurmet,tu hedhin hi syve qytetareve dhe mbi te gjitha:TE DEVIJOJNE VEMENDJEN NGA SJELLJA KRIMINALE E POLICISE,qe e la pa mbrojtje vajzen,mbrojti kriminelet,braktisi oficerin Nuhu dhe mbylli ceshtjen.

Emiljano Nuhun pasi e kercenuan me vdekje kriminelet, dje te njejtin kercenim beri edhe kryeministri zhabe,duke u bere edhe ai vete pjese ne krim.

Bejne gjithshka per te mbrojtur turpin dhe gjestin e felliqur te deputeteve.

Nxjerrja e Xhensiles ne konference per shtyp eshte vetdemaskimi i kryeministrit dhe qeverise ne hall te madh, si dhe te bere njesh me kriminelet dhe instrument i verber ne duart e tyre.

Nxjerrja e Xhensiles ne konference per shtyp ne vend te venies se maskarenjve perpara drejtesise eshte prove se maskarenjte qeverisin dhe per kete arsye keta maskarenj duhet te trajtohen nga populli si te tille.TPZ.AL