AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 13:30

'Hallin me policin e ke të pazgjidhur', Artan Hoxha sherr me Basir Çollakun

'Hallin me policin e ke të pazgjidhur', Artan Hoxha sherr me

Postimi i Artan Hoxhës në “Facebook” për historinë e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS, ka irrituar gazetarin që publikoi skandalin, Basir Çollaku.

Çollaku i shkruan Artan Hoxhës "Ti po përdor vajzën për të sulmuar oficerin e policisë...nuk ishte i vetmi polic në atë komisariat. Gjithsecili të mbaje përgjegjësinë e tij.

Persë ende nuk i ofrojnë mbrojtje?!?! Dhe përse nuk thua meqë ke folur, se çfarë i ka ndodhur para dy ditësh?!?! Pjesën e dytë të shkrimit e ke si të Ramës.

Ka qëndrime të ndryshme por dosje të njëjtë mik..” Ndërsa Hoxha i përgjigjet Çollakut duke i thënë se nuk ka fakte.

Debati i plotë:

Çollaku: Ti po perdor vajzen per te sulmuar oficerin e policise...nuk ishte i vetmi polic ne ate komisariat. Gjithsecili te mbaje pergjegjesine e tij.

Perse ende nuk i ofrojne mbrojtje?!?! Dhe perse nuk thua meqe ke folur se çfare i ka ndodhur para dy ditesh?!?! Pjesen e dyte te shkrimit e ke si te Rames.

Ka qendrime te ndryshme por dosje te njejte mik..

Hoxha: Ende nuk ke asnje fakte te vetem qe ta kane kercenuar policin, te kam paraqitur me dhjetera fakte, procesverbale, foto, biseda telefonike, qe polici e ka trilluar historine e kercenimit te vet per te perfituar azil politik.

I ke me prova te gjitha, ndersa ti je ende vetem me rrefimin e nje polici pa bere as perpjekjen me te vogel per ta provuar nese thote te verteten. Nuk ke te pakten as edhe nje prove audio, sido qofte ajo edhe e ngjashme me Babalen......

Çollaku: Po te te kishe interesuar Artan nuk beje komedi ne televizione duke perfshire ate turpin e intervistes se saj. Kto provat e tua jane aq transparente sa nuk duken. Hallin qe ke ti me policin e di vete, por ky eshte problemi yt me te qe do ta zgjidhni ju te dy bashke.

Une skam interes tjeter vetem ngjarjes. Pastaj mos ngutemi. Mos i kerko te gjitha ne nje dite. Ka kohe boll. TPZ.AL