TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëheqësve të shteteve të Bashkimit Europian u pëlqen të duken serioz para publikut por ata nuk shpëtojnë dot nga nofkat, në disa raste dalin nga partitë e tyre.
Kancelaren Angela Merkel e thërrasin me nofkën “Nëna”, për shkak të pamjes, qëndrimit dhe komunikimit të qetë.
Presidentin francez Emanuel Macron e quajnë “Jupitarian”, mbështetur kjo në teorinë e tij të “Jupiterit”, sipas të cilës Kreu i Shtetit është autoriteti suprem.
Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez e thërrasin “The Revenant”, duke iu referuar filmit me Leonardo DiCaprion, ku personazhi kryesor mbijeton pavarësisht shanseve tmerrësisht të vogla për të mbetur gjallë pas një sulmi aq të dhunshëm.
Antonio Costa është kreu i parë portugez i ekzekutivit pa tipare kaukaziane, e kjo ka bërë që disa ta quajnë “Gandi i Lisbonës”.
Ndryshe nga liderët e mësipërm kryeministrin hungarez Viktor Orban kryetari i KE e përshëndeti duke i thënë “c`kemi diktator”, disa qytetare të tij ia kishin vënë nofkën me kohë dhe nuk e thërrisnin Viktor, por “Viktatori”. TPZ.AL