TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së Endri Fugës lidhur me protestën e minatorëve ka ardhur reagimi i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu.
Përmes një postimi në “Facebook” Spahiu ironizon duke shkruar se tani që e ka marrë në dorë Fuga, çështja e minatorëve do zgjidhet përfundimisht.
Reagimi i plotë:
Tani jam shpresë plotë që hallet e minatorëve do të zgjidhen përfundimisht.
Meqenëse nuk ja doli parlamenti, me shumicë socialiste, çështjen e ka marrë në dorë Drejtori i Marrëdhënieve Komunikuese.
Normal që çështja e Statusit të Minatorëve çalonte thjesht në komunikim, ose minatorët s'kan ditur ç'kërkojnë ose qeveria ska ditur ç'të japi..!!!”TPZ.AL