TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS.
Përmes deputetes Albana Vokshi PD akuzon Ramën se mbron kriminelët dhe dhunuesit.
Sipas Vokshit me bekimin e Ramës mbrohen Balla dhe deputeti i PS-së Rrahman Rrahja, djali i të cilit u akuzua nga Nuhu se përdhunoi Xhisiela Malokun. Po ashtu PD tha se djali i deputetit duhej të ishte arrestuar.
“Vajza e re dhe familja e saj nuk janë marrë në mbrojtje. Qëllimshëm mekanizmi për parandalimin e dhunës ndaj grave nuk zbatohet.
Është vet Rama që po bën çdo përpjeke për ta shfaqur vajzën para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet.”-deklaroi Vokshi.
Deklarata:
Vajza e re dhe familja e saj nuk janë marrë në mbrojtje. Qëllimshëm mekanizmi për parandalimin e dhunës ndaj grave nuk zbatohet. Është vet Rama që po bën çdo përpjeke për ta shfaqur vajzën para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet.
Nëse Balla dhe Rrahja s’do kishin bekimin e kryeministrit, sot viktima do ishte marrë në mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit duhet të ishte në burg.
Rama qëndroi krah kriminelëve, duke dënuar denoncuesin Emiljano Nuhu, me sulmoi të njëjtën gjuhë si Zaganin, që denoncoi grupin e trafikantëve Habilaj. Rama e ka provuar me rastin e Zaganit, se sjellja si mafioz, me denigrim, e vonoi të vërtetën për hetimin ndaj Saimir Tahirit, por se pengoi dot. TPZ.AL