TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e kaluar policia greke ka sekuestruar në kufirin greko-shqiptar 125 kg marijuanë dhe ka arrestuar 7 persona.
Mësohet se të shtatë ishin me shtetësi shqiptare, njëri prej tyre kontrollonte rrugën ndërsa 6 të tjerët ecnin në këmbë mbrapa së bashku me çantat e drogës. Policia helene zbuloi se në 6 çantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuane dhe 4 celularë.
Nuk është publikuar identiteti i shqiptarëve përveç informacionit për moshën, përkatësisht 21, 22, 22, 23, 24, 24 dhe 26-vjec.
Njëri prej të arrestuarave rezultonte person i shpallur në kërkim në Greqi, i dënuar me 6 muaj burg për vjedhje në Lamia. TPZ.AL