AKTUALITET, 24 Janar 2018, 08:58

Kapet gomonia 8 metra e gjatë me 1.5 tonë drogë, arratisen trafikantët

Kapet gomonia 8 metra e gjatë me 1.5 tonë drogë, arratisen

Në orët e vona të së martës Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur kapjen e një gomoneje rreth 8 metra e gjatë.

Ajo është kapur disa milje larg ujërave ndërkufitare në Vlorë, ndërsa ishte e ngarkuar me  1.5 ton lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det, ndërsa ishte nisur në drejtim të Italisë.

Trafikantët e drogës sapo kanë pikasur policinë kanë arritur të largohen. Ndërkohë që policia vijon të krehë zonat përreth Vlorës për të rënë në gjurmët e tyre./TPZ.AL