TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sërish eksploziv në Vlorë. Mësohet se këtë radhë në qendër të atentatit ka qenë shtetasi me inicialet S.B në lagjen “10 korriku”. Duket se autorët kanë dashur ta paralajmërojnë të dëmtuarin, duke i vënë eksploziv në makinë. Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm makina. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Informacion paraprak
Më datë 24.01.2018, rreth 02:10, në lagjen ''10 Korriku'', i është vendosur lëndë eksplozive automjetit tip ''Audi'', në pronësi të shtetasit S.B., 64 vjeç.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.