AKTUALITET, 24 Janar 2018, 09:25

Artan Lame përballet live me ryshfetin 10 mijë euro te ALUIZNI

Artan Lame përballet live me ryshfetin 10 mijë euro te ALUIZNI

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u përball mbrëmë në studion e emisionit “Stop” me një video-regjistrim të një qytetari me juristin e këtij institucioni, i cili iu drejtua qytetarit duke e pyetur “nëse ka folur me një tjetër person” të rrjetit brenda ALUIZNI-t.

Më pas qytetari u ul e bisedoi me rojen e institucionit, nga ku mori garancinë se me 10 mijë euro hoteli i tij 5-katësh dhe me probleme, do të marrë certifikatën e legalizmit brenda 3 javësh.

Artan Lame e ndoqi live kameran e fshehtë, të përgatitur nga “Stop”, ku shfaqej edhe juristi i ALUIZNI-t duke komunikuar me një qytetar për një hotel pa leje.

Biseda

Qytetari – S’na e var fare, as s’folet fare, nuk e ke ndërmend me fol fare. Do që të pijmë kafe bashkë?

Juristi i ALUIZNI-t – Jo! Dola me fol në telefon. Çfarë problemesh ke?

Qytetari – Problemin e kam … nuk e di a të kujtohet se jemi taku dhe njëherë tjetër bashkë.

Juristi i ALUIZNI-t – Po s’i mbaj mend se njoh shumë njerëz, të mbaj mend si fytyrë, por nuk të njoha.

Qytetari – E di, s’e kam, se s’më mban mend.

Juristi i ALUIZNI-t – Ee…

Qytetari – Edhe tani … me u taku as …

Juristi i ALUIZNI-t – Çfarë është?

Qytetari – Hotel pesë katësh. Fol, a mundesh me maru punë? 3 herë i kam bo matjet.

Juristi i ALUIZNI-t – S’kam çfarë të të them. E marr naj përgjigje. A ke fol me xxxx?

Qytetari – Ja ku e ke! Vetëm rri tu qesh.

Roja – Prit një sekondë, sa të vijë ai! Të tha gjë?

Lame reagoi duke thene se ka shume denoncime: “Unë e them dhe një herë me shaka, në 140 mijë legalizime që u bënë, sikur të kisha marrë une 1000 a 2000 euro, do kisha marrë 140 milionë euro në shtëpi. Imagjinoje sa e rëndësishmë është ndjekja e këtyre rasteve”, tha Artan Lame.

Roja – E kam pa, tha ai. Tha që bëhet, por më ka dhënë një pazar … i bie pastaj vendose vetë.

Qytetari – Çfarë pazari?

Roja – 10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen. Kështu i kanë thanë ata, shefat andej.

Qytetari – A është muhabet i sigurtë?

Roja – I sigurt me 1 milion përqind, për tre javë e merr lejen.

Qytetari – 10 mijë euro?

Roja – Po! Se është me problem,a e di? Se në përgjithësi marrin 5-6, po nuk pati probleme.