AKTUALITET, 24 Janar 2018, 10:05

Call center-at gjenerojnë të ardhurat më të mëdha për familjet shqiptare

Call center-at gjenerojnë të ardhurat më të mëdha

Sektori i Call Center në vendin tonë kontribuon në gjenerimin e të ardhurave për shumë familje.

Në një studim  i kryer prej shoqatës “Together for life “ në partneritet  me “ The Olof Palme International Centre”  rezulton se  nga 1000 persona të anketuar,  90% e tyre pohojnë  se familjet e tyre i gjenerojnë të ardhurat nga ku lloj punësimi.

“90 për qind e të anketuarve pohojnë se familjet e tyre gjenerojnë të ardhura nga ky punësim dhe ky është edhe një tregues shumë i fortë që ky sektor punëson një grup të konsiderueshëm personash të cilët mbajnë familjen dhe jep një kontribut të konsiderueshëm në ekonominë e Shqipërisë.”

Sipas përfaqësueses së shoqatës, Alma Kordonit nga monitorimi i kryer rezulton se këto kompani në përgjithësi e  respektojnë  Kodin e Punës , por ka raste  ku  vërehen elementë  që duhet të përmirësohen  si orari i zgjatur dhe pagesa  për këtë kohë .

“Për sa i përket pagës dhe pagesës për orë shtesë, mund të themi se 22.3% e punëmarrësve që punojnë në oraret e turnit të dytë 19 deri në orën 22, nuk u paguheshin orët shtesë siç e parashikon Kodi i Punës. Por, para se të kalojmë nga analiza e gjetjeve të gjeneruara nga pyetësori, mund të themi që nga gjithë procesi i monitorimit ka dalë që ky sektor përgjithësisht e respekton Kodin e Punës.”

Monitorimi është kryer në 10 kompani call center në 4 qytete Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë. Në vitin 2017 në vendin tonë  rezultojnë 247 kompani të tilla  një numër ky në ulje krahasuar me 2016-ën ku rezultonin 363 të tillë./scan