AKTUALITET, 24 Janar 2018, 08:53

Tritol banesës së gjirokastritit, mësohet kush ka qenë shënjestra

Tritol banesës së gjirokastritit, mësohet kush ka qenë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës në lagjen Dunavat në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se një sasi tritoli është  vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit. Pë pasojë Liti ka pësuar lëndime të lehta në trup.  Ai është dërguar në spital dhe pas mjekimit është rikthyer në banesë.

Në momentin e shpërthimit, pesë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë në banesë dhe fatmirësisht askush prej tyre nuk kanë pësuar dëmtim fizik, përveçse disa gërvishtje në kokë të djalit të shtëpisë Gentianit që mendohet se ka qenë edhe shënjestra i atentatit me tritol.

Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes Liti, si dhe komshinj. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar që përbëjnë sekret hetimor.

Sasia e lëndës shpërthyese mendohet të ketë qenë gati 100 gram, ndërkohë që oshëtima e shpërthimit u dëgjua gati 1.5 km larg.

Në korrik të 2013 automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse ndërkohë që askush në atë periudhë  nuk u arrestua si autor i mundshëm.