TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej dy javësh bashkëthemeluesi i Wikileaks Arjen Kamphuis rezulton i zhdukur. Ndryshe ai njihet me nofkën “magjistari” i informatikës holandeze. Alarmi për zhdukjen e tij është ngritur nga autoritetet norvegjeze, pasi ndodhej në Norvegji.
Hera e fundit që është parë Arjen Kamphuis është 20 gushti në Bodo, në veri të Norvegjisë. Zhdukja e tij konfirmohet edhe nga policia norvegjeze, madje do nisin hetimet për këtë ngjarje. Arjen kishte planifikuar udhëtim me aeroplan në Trondheim, por nuk u gjet asnjë shenjë e tij.
Disa dyshojnë që eksperti i sigurisë, autor ndër të tjera i një eseje gazetareske për sigurinë të titulluar ‘Information Security for Journalists’ mund të jetë eklipsuar nga ndonjë ‘Mission Sekret’ dhe ekziston frika që ka përfunduar në dorë të shërbimit sekret amerikan Cia (të zemëruar me Assange dhe aleatët e tij pas shpërndarjes nga ana e Ëikileaks në 2010 të shumë dokumenteve të turpshme diplomatike sekrete).