AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 12:02

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, mister shkaqet

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, mister shkaqet

Policia spanjolle ka gjetur të ekzekutuar me armë zjarri një shqiptar në lagjen ‘La Pastoreta’ në Tarragona. Bëhet fjalë për një 43-vjeccar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Shërbimet emergjente rreth orës 00.45 janë njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe se kishte një plagë me armë zjarri (Dyshohet pistoletë). Ndonëse ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, shqiptari kishte vdekur.

Dyshohet se shqiptari u qëllua nga një makinë me xhama të errët, e cila më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po hetohet rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa mbetet ende mister shkaku i vrasjes.