AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 08:30

Largohet i nxehti i verës, çadrat me vete vjeshta nis me reshje shiu

Largohet i nxehti i verës, çadrat me vete vjeshta nis me reshje shiu

Temperaturat e larta tashmë ndryshuan me nisjen e reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm, vera ka mbaruar për ti lënë vendin vjeshtës.

10-ditëshi i dytë i shtatorit do shoqërohet me reshje të përkohshme, këto do jenë të mjaftueshme për të ulur temperaturat përvëluese të verës.

Ju këshillojmë të merrni çadrat me vete pasi shtatori do vijojë me reshje shiu në të gjithë territorin.

Për më tepër ju ftojmë të lexoni parashikimin e Metoalb:

Moti ne vijim paraqitet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të shtatorit duke sjellë edhe shira të përkohshëm, kryesisht në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar në Qendër dhe Juglindje. Pritet që gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit, shirat të jenë prezentë në territor.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme pas fundjavës; mbeten thuajse konstante deri të premten kur serish do të ketë rritje të lehtë e graduale të vlerave termike në territor, më e ndjeshme gjatë mesditës.

Pritet që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit maksimumet të shënojnë 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës ndërsa 10-ditëshi i dytë, vlera ekstremale tipike të stinës.