AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 10:04

VIDEO/ Drejtonte makinën në krahun e kundërt, i hiqet patenta për 2 vite

VIDEO/ Drejtonte makinën në krahun e kundërt, i hiqet patenta

Drejtimi i makinës tip “Fiat” në krahun e kundërt ka bërë që policia ti heqi patentën për dy vite shoferit nga Kavaja, rrezikoi jetën e pasagjerëve.

Fatmirësisht nuk është shkaktuar aksident, por një gabim i tillë mund të ishte tragjik. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një 58 vjeçar, përveç heqjes së patentës ka marrë edhe një gjobë të majme 10 mijë lekë të reja

Njoftimi i policisë:

Qarkulloi me automjet në sens të kundërt në rrugën interurbane, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore.

Policia Rrugore ndëshkon 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt.

Pamjet flasin vetë, skanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë./TPZ/