TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vrasjes së biznesmenit shkodran Arjan Ferracaku në fshatin Dobraç, policia e shtetit ka angazhuar “Forcat Shqiponja dhe Forcat Operacionale të Tiranës” së bashku me policinë e Shkodrës për të patrulluar zonën.
Dalja e policisë në terren ka synim kapjen e autorëve të krimit por edhe vendosjen e sigurisë.
Vendosja e policisë në Shkodër është bërë me urdhër të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta gjatë natës në banesat ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferrzacaku.
Gjatë dy muajve të fundit në Shkodër janë vrarë 6 persona, gjë e cila tregon se krimi në këtë qytet mbretëron./TPZ/