TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku dy shqiptarë kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit në Viale Teosa në Brescia. Raportohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
32-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte pasi kishte plagë të rënda të shkaktuara nga goditjet.
Shqiptari tjetër u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes por vetëm për pak kohë pasi policia italiane e ka gjetur dhe arrestuar menjëherë.
32-vjeçari jetonte në Chiari dhe mbrëmjen e djeshme kishte shkuar në një lokal në Teosa.
Ai u konfliktua me një person tjetër, gjithashtu shqiptar, i cili e dhunoi për vdekje. Shkaqet e sherrit mes tyre janë të panjohura.
Autori i krimit akuzohet për vrasje, pritet të dali para autoriteteve italiane për të marrë masën e sigurisë.
/TPZ/