AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 12:25

Basha: Me Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen!

Basha: Me Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha i ka shpallur “Luftë” kryeministrit Rama.

Shtatori ka nisur me debate të nxehta midis opozitës dhe mazhorancës. Nëpërmjet një statusi në profilin e “Facebook” Basha shkruan “Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë”.

Basha e ka akuzuar Ramën për lidhje me krimin e organizuar, për faji të tij shumë biznese po falimentojnë, prandaj duhet të largohet sa më para.

Më tej Basha shkruan se Rama favorizon krimin për tu pasuruar në dëm të bizneseve.

Po ashtu Basha përmes disa shifrave tha se për periudhën janar-gusht 2018 kanë falimentuar 9260 biznese, ndërsa shtoi se në 2017 ishin mbyllur 6140.