AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 13:33

Shqiptari i ekzekutuar në Spanjë dyshohet si autor i një vrasjeje në 2008/ EMRI

Shqiptari i ekzekutuar në Spanjë dyshohet si autor i një vrasjeje

Pas vrasjes së 43 vjeçarit shqiptar në Spanjë policia spanjolle ka nxjerrë detaje të reja. Viktima është identifikuar si Fatmir.A, rezulton të jetë dënuar më para për vrasjen e një 26 vjeçari gjatë vitit 2008.

Shqiptari kishte vrarë të riun në një karburat, më pas ishte dënuar por prej pak kohësh ishte liruar nga burgu.

Autoritetet spanjolle po hetojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen, një ndër to është pista e hakmarrjes.

Shqiptari i identifikuar me emrin Fatmir.A është gjetur i shtrirë në trotuar i goditur nga disa plumba./TPZ/