TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) rezulton se dy bashki rrezikojnë të falimentojnë për shkak të borxheve të shumta, për zgjidhjen e saj ka rekomanduar të ngrihen grupe pune për hartimin e planit të shpëtimit.
Në raportin e KLSH theksohet se ka humbur aftësia e bashkive për të paguar, gjë e cila mund ti çojë drejtë mbylljes. KLSH ngre alarmin se këto bashki mund të mbyllen, gjë e cila do sillte pasoja të mëdha për qytetarët. Bëhet fjalë për bashkinë e Lezhës dhe Lushnjës, pothuajse falimentimi i tyre është i pakthyeshëm nëse nuk gjendet zgjidhje në kohë.
Në Bashkinë Lezë sipas KLSH rezulton se nuk janë analizuar detyrimet ndaj të tretëve dhe nuk janë marrë masa për shlyerjen me përparësi të detyrimeve të prapambetura që kanë tendencë në rritje.
“Sipas të dhënave të pasqyruara në bilancin e vitit 2015 (çelur në vitin 2016), detyrimet ndaj të tretëve janë 446,279 mijë lekë, ndërsa në fund vitit 2017 janë 680,345 mijë lekë, ose janë rritur me 52%. Kryetari i Bashkisë Lezhë, të ngrejë një grup pune me specialistë me përvojë nga të gjithë sektorët për të marrë në analizë detyrimet kreditore dhe në fazën e përgatitjes së PBA dhe buxhetit vjetore 2019, të planifikojë fondet për mbulimin e detyrimeve ndaj të tretëve me qëllim përmirësimin e performancë në planifikimin” shpjegon KLSH.
I njëjti problem është edhe në Bashkinë Lushnje, detyrimet ndaj palëve të treta për furnizim me mallra e shërbime arrijnë vlerën qindrmilionëshe, ky problem ka qenë ekzistues, nuk ka nisur tani por disa vite më para.
“Në llogarinë 401–408 “Furnitorë e llogari të lidhura me to” nga totali prej 203,308,136 lekë rezultojnë detyrime kreditore ndaj furnitorëve për mallra shërbime dhe punime të kryera, i mbartur nga vitet 2008 deri në vitin 2011. Detyrimet e prapambetura në vlerën 203,308,136 lekë janë shndërruar në një burim i vazhdueshëm i rrezikut financiar për subjektin. Bashkia Lushnjë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura është vendosur në vështirësi serioze financiare dhe nëse nuk del nga kjo situatë, atëherë ajo mund të hyjë në situatën e paaftësisë paguese” tregon KLSH.
Të dy bashkitë nëse nuk gjejnë një plan shpëtimi shumë shpejtë mund ti shikojmë me dyer të kyçura./TPZ/