TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vrasjeve të shumta që kanë tronditur qytetin e Shkodrës, ku së fundmi u vra biznesmeni Arjan Ferrzacaku, ka reaguar prifti katolik Dom Artur Jaku. Prifti bën apel që të ndalen vrasjet që kanë terrorizuar Shkodrën.
Jaku ka zgjedhur meshën e “Nënë Terezës” për të përcjell këtë mesazh. Ai shprehet se “qeveria do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”.
Dom Jaku ka folur për kohën e komunizmit ku priftërinjtë vriteshin dhe punën e palodhur të Nënë Terezës.
Apeli i plotë:
“Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete. Dhuna, terrori, vrasjet në Shkodrën tonë e vendin tonë duhet të ndalen”.
/TPZ/