TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka identifikuar shqiptarin që humbi jetën pas përleshjes fizike me një tjetër shqiptar. Ai quhet Arben Kola, babai i dy fëmijëve të vegjël.
Krimi ndodhi gjatë natës në një lokal që shërbente edhe si sallon lojërash. 32 vjeçari shqiptar është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetoi. Në trupin e shqiptarit u gjetën njolla gjaku dhe plagë të shumta të shkaktuara nga përleshja.
Autori i krimit është prangosur nga policia, ai akuzohet për vrasje dhe do të përballet me drejtësinë italiane.
Autori i krimit është një 26 vjeçar, emri i tij ende nuk është bërë publik. Viktima u la për tokë pa ndjenja, më pas u gjet nga policia por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të shumta në trup./TPZ/